Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, është shfaqur në ambientet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Edhe pse nuk është pjese e strukturave të PD-së, Berisha u shfaq në ambientet e stadiumit duke takuar dhe përshëndetur disa prej delegatëve.
Kujtojmë se së bashku me babanë e tij, Shkëlzen Berisha është në listën e të shpallurve non grata nga SHBA.
Kuvendi i thirrur nga Berisha vendosi pro shkarkimit të Lulzim Bashës, vendim i cili do të hidhet në Referendum të shtunën e ardhshme.
Kuvendi vendosi për ngritjen e një Komisioni që do të drejtojë partinë deri në 22 Marsin e vitit të ardhshëm, kur parashikohen të mbahen dhe zgjedhjet e reja për kryetarin dhe strukturat drejtuese./albeu.com/