Një 33-vjeçar me iniciale G.B, menaxher i një lokali në Sjijak është proceduar pënalisht pasi është konstatuar duke organizuar ceremoni festive me muzikë pas orarit të lejuar .
Njoftimi i policisë:
“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin G. B., 33 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, menaxheri i lokalit, pasi është konstatuar duke organizuar një ceremoni festive me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbylljen e aktiviteteve.
Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. /albeu.com/