Shkatërrimi i selisë në protestë, Saninaji: Berisha po i përdor demokratët për dhunë

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji akuzoi Sali Berishën për dhunën dhe shkatërrimin e selisë së PD-së. Ai tha se ish-kryeministri po përdor demokratët, por theksoi se gazi dhe dhuna nuk janë zgjidhje.

“Përdorin çdo mjet dhune ndaj PD-së, burrave dhe grave që kanë punuar për PD-në dhe që zgjidhjen nuk e mendojnë se vjen nga dhuna, gurët dhe përplasjet.

Asnjë milimetër gjak, asnjë centimetër e kësaj godine nuk vlen më shumë sesa jetët e çdo demokrati. Vendosja e tyre duke mos pyetur për asnjë lloj limiti.

Kjo nuk është zgjidhja, gazi dhe kushtet e tmerrshme të dhunës verbale. Në çdo centimetër të kësaj godine gjen shenjat e dhunës” tha ai.


Shtuar 8.01.2022 14:16