Shkarkohet Voltana Ademi, Pjerin Ndreu zgjidhet kryetar i Shoqatës së Bashkive. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme, ku nënkryetar u zgjodhën Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli.
“Në Asamble marrin pjesë kryetarët e bashkive, zgjodhëm ekipin drejtues të shoqatës e cila kishte dy vite që nuk mblidhej dhe nuk funksiononte. Kërkuam mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë, u zgjodh kryesia e përbërë nga tre vetë, unë u zgjodha kryetar. Ne nuk merremi me fantazira, në shoqata aderojnë bashkitë dhe jo kryetarët, nuk ka të bëjë me emrin e kryetarit, nuk kanë të bëjë emrat” u shpreh Ndreu.