Shefi i spiunazhit të Rusisë: Jo ne, por Perëndimi fshihet prapa sulmit kibernetik në SolarWinds

Shefi i spiunazhit të Rusisë ka thënë se Perëndimi fshihet prapa sulmit kibernetik në SolarWinds.

Në një intervistë ekskluzive me korrespondentin e BBC Moskës Steve Rosenberg, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë ka mohuar që agjencia e tij ishte të ishte e lidhur me një sulm kibernetik masiv në SHBA vitin e kaluar.

Sergei Naryshkin duke iu përgjigjur akuzave të autoriteteve të SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar, tha se ishte inteligjenca perëndimore ajo që mund të ketë orkestruar operacionin.

Shefi i spiunazhit në Rusi gjithashtu zbuloi se kontakti është rivendosur me shefin e shërbimit sekret britanik të inteligjencës MI6, dhe se ai shpreson për një takim ballë për ballë së shpejti./albeu.com


Shtuar 18.05.2021 10:02