“Shkaqe natyrale”, horror në Kamëz: Gruaja u vra nga burri që e rrihte për 30 vite, vëllezërit hapën arkivolin dhe panë shenjat në qafë

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e djeshme nga policia, e cila bën me dije se një 55-vjeçare në zonën e Frutikulturës, në Kamëz, është vetëvarur në banesën e saj.

Nga verifikimet sipas policisë ka rezultuar që 55-vjeçarja dyshohet të jetë vetëvarur në datën 4 Shtator rreth orës 15:00.

Të lidhura

None found

Lidhur me këtë ngjarje policia ka ndaluar bashkëshortin e viktimës, 56-vjeçarin Shefqet.L, raporton Gazeta Express-Shqipëri. Sipas bluve, bashkëshorti nuk e ka kallëzuar ngjarjen në polici, por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve iu ka thënë se 55-vjeçarja ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

Denoncimi i familjarëve

Policia e Tiranës sqaron se u vu në lëvizje për këtë ngjarje pas kallëzimit të bërë nga familjarët e viktimës. Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator, por familjarët e saj e kanë denoncuar vdekjen në polici më 5 shtator.

Familjarët kanë parë shenjat në trupin e viktimës ndaj kanë lajmëruar policinë. 56-vjeçari burri i të ndjerës është ndaluar nga policia nën dyshimin për veprat penale “shkaktim i vetëvrasjes” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nuk dihet ende se përse ai e ka fshehur ngjarjen.

Dëshmitë e të afërmive-çfarë ndodhi ditën e funeralit

Gazeta Express ka mësuar nga të afërm dhe njerëz pranë familjes ku ndodhi ngjarja e rëndë se kemi të bëjmë me episode të vazhdueshme dhune nga ana e bashkëshortit kundrejt të ndjerës.

“Ka 30 vjet që ha bukë e gjak ajo e shkreta”, tha dëshmitarja për Gazetën Express.

Ashtu si policia e cila ndaj 56 vjeçarit ka ngritur akuzat “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, edhe të afërmit dyshojnë se ai e ka detyruar të varë veten të ndjerën. Ai ka bërë çdo përpjekje që vdekja e gruas te të afërmit të shihet si natyrale por është zbuluar në ditën e funeralit.

Kanë qenë vëllezërit e të ndjerës ata që kana hapur arkivolin dhe kanë parë shenjat në qafë. Menjëherë më pas kanë lajmëruar policinë.

“Për fat të keq ajo grua u vra nga dora e burrit që ushtronte dhunë ndaj saj prej sa e sa vitesh. Vëllezërit e saj gjatë varrimit kanë hapur arkivolin dhe kanë parë shenjat në qafë dhe kanë lajmëruar poilicinë. Si shkaktar është arrestuar burri i saj”, tha ajo për Gazetën Express.

Madje një tjetër dëshmitar shprehet se bashkëshorti kishte paguar edhe morgun që të plotësonte letrat sikur ishte vetëvrarë.

“Burri i të ndjerës kishte paguar morgun që të plotësojë letrat sikur është vetërarë. E tmerrshme çfarë o ndodh në atë vend”, shton ai për Express.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabet