Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili mbrëmjen e djeshme u përplas me anësoret e aksit “Kuçovë – Belsh”, duke shkaktuar vdekjen e pasagjerit me iniciale, U. Sh., 37 vjeç.
21-vjeçari, sipas policisë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Kuçovë-Belsh”, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 21 vjeç, banues në Belsh, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi U. Sh., 37 vjeç, pasagjer në këtë automjet”, thuhet në njoftimin e policisë.