Armë zjarri pa leje në banesë, arrestohet 56-vjeçari në Belsh (EMRI)

Një 56-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje këtë fundjavë në Belsh.

Pas informacioneve të marra se Barjam Qosja mbante armë zjarri me vete, policia gjeti në banesën e tij, në fshatin Lokalitet, një pistoletë.

Ndaj autorit, rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Prokuroria e Elbasanit pritet të nisë hetimet ndaj tij./Albeu.com 


Shtuar 8.10.2023 10:17