Shkak i ndarjes së Borës me Donaldin, Atdheu i hedh benzinë zjarrit në Instagram (FOTO LAJM)

Donaldi-Bora-Atdheu është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut dhe ish-konkurenti i përputhen nuk ka ndërmend të lë “kunjat” pas thashethemeve për lidhje intime me moderatoren.

Fillimisht ish-konkurrenti i “Përputhen” mohoi që ai dhe Bora të kenë diçka, madje tha se ajo dhe Donaldi do pajtohen pasi banori të dalë nga “Big Brother”.

Megjithatë vetë Atdheu vazhdon me statuse që sikur i japin një mesazh Borës.

“Je njelloj si BORA, e bukur por e ftohtë”, shkruhet në postimin e Atdheut e ndonëse ai flet për rreshje bore, të gjithë e kanë marrë si dedikim ndaj prezantueses. /albeu.com/


Shtuar 7.12.2021 22:09