Shkak bullizmi, policia ndalon 14-vjeçarin që plagosi me thikë dy të mitur në Shkodër

Policia e Shkodrës ka ndaluar autorin e dyshuar të plagosjes së dy të miturve në Shkodër.

Dyshohet se pas një konflikti të çastit, 14-vjeçari plagosi me thikë dy bashkëmoshatarët e tij.

Dy adoleshentët janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të bullizmit mes të miturve.

Policia po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen./albeu.com

 


Shtuar 22.12.2023 19:08