Shiu dhe era e fortë lë fshatrat e Korçës pa energji elektrike

Reshjet e shiut dhe era e fortë gjatë natës kanë sjellë probleme dhe në Korçë,  në linjat e furnizimit me energji elektrike.

Ndërprerje të energjisë elektrike ka në bashkinë Pustec, Bashkinë Devoll, Njësinë Administrative Vithkuq, bashkinë Korçë, Leskovik, bashkinë Kolonjë, në zonën e Gorës, në Pirg bashkia Maliq, në zonën e Mokrës bashkia Pogradec.

Përveç energjisë, porblematika të tjera nuk raportohen. Rrugët nacionale kanë qenë pa probleme, po ashtu edhe në rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki nuk raportohen problematika.


Shtuar 19.01.2023 09:13