Shisnin drogë në qytet, prangosen katër të rinj në Gramsh

Katër të rinj kanë rënë në prangat  e policisë pasi janë kapur duke shpërndarë lëndë narkotike në Gramsh.

Arrestimi i tyre është bërë nga forcat Shqiponja gjatë një operacioni nga sektori i lëndëve narkotike.

Të rinjtë janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Ndër të tjera mësohet se të rinjtë pritet që të akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike./albeu.com/


Shtuar 2.12.2021 08:15