Keni bërë plane për sot? Shihni parashikimin e motit

Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore mbizotërojnë veriun dhe veriperëndimin e vendit duke filluar nga orët e para të ditës. Duke ju afruar mesditës vranësirat përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë duke gjeneruar shira në zonat perëndimore dhe zonën e ulët por me reshje të pakta dëbore paraqitet veri-verilindja.

Këto kushte atmosferike mbeten thuajse gjatë gjithë natës edhe pse herë pas here do ketë pauz të reshjeve.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16 °C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi Jugor, për pasojë në det  do të krijohet dallgëzim mbi 6 ballë.

Kosova

Vranësira të dendura dhe reshje të pakta dëbore dominojnë pjesën perëndimore të republikës së kosovës, POR alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë gjysmën tjetër të vendit deri orët e vona të mbrëmjes. Pas mesnatës parashikohet që reshjet të përfshijnë gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Deri vonë në mbrëmje republika e MV mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë kthjellië, vranësira të lehta por mot të ftohtë. NDERSA mbrëmja shton vranësirat fillimisht në perëndim dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin.


Shtuar 2.12.2021 08:08