Prej ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i mirë me temperatura të ngrohta dhe pa vranësira.
Sipas MeteoAlb, paraditja në vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat në territorin shqiptar, duke bërë që orët në vijim të sjellin reshje të pakta dhe te izoluara ne zonat veriore .
Temperaturat e ajrit do të rriten ne mëngjes, por do të ulen në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 balle.
Sipas Metoalb dita e nesërme, e shtunë do të shoqërohet me reshje shiu në të gjithë vendin duke prishur planet e qytetarëve për fundjavën. /albeu.com/