Shifrat tragjike, 19 gra të pafajshme shqiptare u vranë gjatë vitit 2023

2023 fatkeqësisht nuk ka kaluar pa viktima. Shumë gra janë vrarë në mënyrë makabre nga bashkëshorti, ish-bashkëshorti, kunati, djali, babai apo motra.

19 gra të pafajshme kanë humbur jetën gjatë këtij viti që po lëmë pas.

Etleva Kurti u vra nga Dan Hutra barbarisht në oborrin e shtëpisë së saj për arsye se ai kishte konflikt me vëllain e të ndjerës.

Mevlute Hysa motra e ish-bashkëjetueses së Dan Hutrës dhe Hasime Dafku u vranë nga ai. Në mesin e kësaj tragjedie, ish-bashkëjetuesja 35-vjeçare dhe nëna e saj Kujtime Hysa 60 vjeç, mbetën të plagosura pasi ndaj tyre Dan Hutra nuk përdori plumbat e kallashnikovit, por i goditi me thikë.

Liridona Ademaj, vrasësin e saj e porositi bashkëshorti. Krimi ndodhi në sy të fëmijëve.

Amanda Pushanin e vrau e motra tek Rruga e Kavajës.

Mimoza Paja 60 vjeç, u vra aksidentalisht në një lokal në Don Bosko.

Alma Qevani u vra nga kunati i saj Tefik Tashi.

Luiza Mullalli u vra nga bashkëshorti Gjergji Mullalli.

Arjana Gllafce u vra nga bashkëshorti i cili më pas vrau dhe veten, Arben Gllafce.

Migena Sinani u vra nga kunati i saj Roland Sinani.

Vefa u vra nga ish-bashkëshorti i saj me armë zjarri, duke mbetur e vdekur në vend.

Jetmira Beka u dhunua barbarisht nga ish-bashkëshorti Besmir Ademi, u qëllua me thikë dhe si pasojë humbi jetën.

Etleva Bodi u mbyt nga bashkëshorti Selami Bodi, për arsye xhelozie.

Marjola Myrtollari u plagos nga bashkëshorti, Aleko Myrtollari, pas 1 muaj në koma humbi jetën.

Luljeta Preza u qëllua me thikë nga Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari.

80-vjeçari Xhevit Sinani vrau me sëpatë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani 72-vjeç.

Urim Hyseni vrau nënën e tij dhe më pas i piu gjakun.

Xhesika Malaj (16 vjeç), u vra nga babai i saj Taulant Malaj.

Zenepe Uruçi u vra me thikë nga bashkëshorti Xhafer Uruçi.


Shtuar 17.12.2023 15:28