Shi dhe breshër, Tirana “pushtohet” nga moti i keq: Çfarë ndodh në orët në vijim (VIDEO)

Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, e në zonat malore ka dhe reshje bore.

Të kryeqytet, pa pasur dhe breshër krahas shiut, siç shihet dhe nga pamjet më poshtë.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim me intensitet deri të lartë.

Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore ndërsa në relievet malore mbi 800-900 metër reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore erë intensive me shpejtësi deri në 18m/s.

Valëzimi në dete i forcës nga 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 12°C

në zona e ulëta 8 deri 18°C

në zona bregdetare 11 deri 18°C


Shtuar 18.01.2023 12:53