Një 28-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare greke. Kjo e fundit gjithashtu procedohet penalisht për ushtrim të prostitucionit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Indicia”, si rezultat i një hetimi disa javor, me metoda proaktive.
Shfrytëzoi për prostitucion, një 30-vjeçare nga Greqia, kapet gjatë tentativës për t’u larguar përmes PKK Kapshticës, dhe vihet në pranga 28-vjeçari nga Greqia.
Procedohet penalisht 30-vjeçarja, për ushtrim të prostitucionit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, pas një hetimi proaktiv, disajavor, të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, finalizuan operacionin policor të koduar “Indicia”.
Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, u kap gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi ynë, shtetasi F. P., 28 vjeç, banues në Greqi.
Nga hetimet ka rezultuar se 28-vjeçari, gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia, ndaj së cilës filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka vjedhur 30-vjeçares, një shumë parash. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.