Shfajësohet policia: 55-vjeçari nuk u përplas nga makina, por u godit ndërsa efektivi po hapte derën

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Myslim Keta” në Tiranë, ku një makinë policie përplasi një 55-vjeçar me biçikletë. 55-vjeçari ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Në një njoftim të dytë, policia ka sqaruar si ka ndodhur aksidenti.

“Nga hetimet paraprake dhe kqyrja e pamjeve filmike rezulton se mjeti i ndaluar me drejtues Xh. K., 36 vjeç, duke hapur derën e mjetit të tij ka goditur me derë biçiklistin shtetasin A. G., rreth 55 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Myslym Keta” ju bëjmë me dije se:

Nga hetimet paraprake dhe kqyrja e pamjeve filmike rezulton se mjeti i ndaluar me drejtues Xh. K., 36 vjeç, duke hapur derën e mjetit të tij ka goditur me derë biçiklistin shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sqarojmë se mjeti i policisë nuk ka patur kontakt me të aksidentuarin.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Xh. K., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike që tregojnë dinamikën e aksidentit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 22.07.2021 19:46