Sherrit për pronat në Kosovë, ky është i riu që u vra nga i ati

Publikohet fotografia e të riut, që u vra me armë zjarri nga i ati, në fshatin Peran të Podujevës, në Kosovë.

Personi në foto është i riu, i cili qëllua për vdekje nga babai, pas sherrit për pronat.

Ngjarja tragjike ndodhi këtë pasdite, ndërsa policia vijon hetimet.

Lajmin e vrasjes për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar ai.


Shtuar 13.06.2022 21:28