Sherri në Tiranë, vdes në spital 46-vjeçari, shpallet në kërkim autori

Ka ndërruar jetë në spital 46-vjeçari që u konfliktua më 31 mars me një 25-vjeçar në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë.

Për pasojë policia ka shpallur në kërkim të riun, ndërsa ka nisur hetimin për  41-vjeçarin cili kishte  ndërhyrë në konflikt.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj.

Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme.

Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj.

/albeu.com/


Shtuar 5.04.2023 11:05