Policia e Tiranës ka arrestuar një 44 vjeçar pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, policia njofton se lidhur me ngjarjen e djeshme, datë 31.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjyaktës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit e mitur me iniciale K. O., 12 vjeç, L. L., 13 vjeç dhe L.L., 14 vjeç, pasi në rrugën “Karahman Ylli”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjete rrethanore dhe prerëse shtetasit e mitur me iniciale A. H., 12 vjeç, dhe L. H, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, bëhet me dije se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E(S)., M(M), 44 vjeç, sepse në bulevardin “Migjeni”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Xh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.