Sherri i momentit përfundon në përdorimin e thikës, plagoset 25-vjeçari në Tiranë, pranga autorit

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në kryeqytet pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia bën me dije se pas marrjes së njoftimit ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit G. C., 23 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur te “Fresku” në Tiranë.

Njoftimi i policisë:  

Tiranë – Goditi me mjet prerës, në pjesë të ndryshme të trupit, një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se te Fresku, shtetasi G. C., 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 25 vjeç, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe arrestuan, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin G. C.

Shtetasi A. H., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Audi”, i autorit të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/


Shtuar 28.01.2023 12:07