Plagoset me mjet prerës 42-vjeçari në Tiranë, në kërkim autori 27 vjeçar

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Policia bën me dije se pas një konflikti për motive banale një 27-vjeçar ka qëlluar me thikë një 42-vjeçar me iniciale R.Sh.

Ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. N., 27 vjeç, banues në Tiranë.

pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. Sh., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.