Sherr për pronën në Mat, 54-vjeçarja goditet me sende të forta, arrestohet 1 person

Një 42-vjeçar nga fshati Zenisht i Matit ka rënë në pranga, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie.

42-vjeçari me iniciale D. Xh., ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup një 54-vjeçareje me iniciale N. Sh. 54-vjeçarja ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim policie

Specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 42 vjeç, banues në fshatin Zenisht, pasi për motive pronësie, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasen N. Sh., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./albeu.com