Kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike, Mark Marku ka akuzuar pushtetin lokal për blerje votash.
I ftuar në “Opinion”, Marku tha se nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku që kishte përballë në studio, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu e të tjerët kanë dhënë lekë për vota.
“Ja këta hajdutët, kanë dhënë lekët për vota. Kanë punësuar njerëz në ditën e fundit të zgjedhjeve për votat. Këta Mazniku e Ndreu atje në Lezhë,”- tha Marku.
Pas këtij diskutimi, Pjerin Ndreu ndërhyri në studio dhe kërcënoi Markun me gjyq. Në një mesazh që kexoi moderatori Blendi Fevziu, Ndreu shkruante: I thuaj Markut ke bërë një deklaratë të paskrupullt, do shihemi në gjyq!
“Pa tjetër, Marku shkon me kënaqësi në jyq. Pa merak thuaj atij se do ia nxjerr unë më përpara të gjithë, ia nxjerr Marku,”- tha Marku ndër të tjera.