Sherr në autobusin e Kombinatit, qytetarët të revoltuar për heqjen e abonesë (VIDEO)

Heqja e aboneve të përgjithshme ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët të cilët e përdorin urbanin pothuajse çdo ditë për të shkuar në punë apo për nëvoja të tjera personale dhe familjare

Ditën e sotme, një sherr mes qytetarëve dhe faturinos së autobusit ka ndodhur në Tiranë. Në videon e publikuar nga  “JOQ” shihet që dy qytetarë nuk pranojnë të paguajnë lekët e biletës.

Kjo pasi ata refuzojnë të paguajnë, duke qënë se është hequr nga qarkullimi aboneja, e cila do të detyrojë qytetarët që të paguajnë sa herë duhet të përdorin autobusin.

“Mos e nis at autobus..hajde se ti jap unë 40 lekë”- dëgjohet të thotë qytetarët në video.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)


Shtuar 1.06.2021 10:43