Sherr mes policëve në Tiranë, kërcënojnë njëri-tjetrin me armën e shërbimit (EMRAT)

Një incident ka ndodhur të hënën në mbrëmje në zonën e ish-bllokut në kryeqytet, ku janë përfshirë punonjës të Policisë së Shtetit.

Ngjarja ka ndodhur pranë njësisë bashkiake nr. 5 dhe ka shkuar deri në përdorimin e armëve të shërbimit sipas Top Channel.

Punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Rigers Iljazi, së bashku me vëllanë Marjus Iljazi janë konfliktuar me shefin e operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Vladimir Laska.

Të pranishëm ne konflikt ishin edhe Blerim Qarri dhe Elton Bisi. Sipas gazetares Dorjana Bezat konflikti mes tyre ka agravuar dhe të dy palët kanë kërcënuar me armën e shërbimit.

Ata janë çuar në komisariatin nr. 2 dhe kanë filluar hetimet nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore. /albeu.com