Sherr mes kolegëve në Dhërmi, plagoset 29-vjeçari, në kërkim autori

Policia në Himarë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit E.Sh 27 vjeç banues në Tiranë.

Ky shtetas, mëngjesin e sotëm, dyshohet se në një fast-food ka qëlluar me thikë kolegun e tij të punës.

“Komisariati i Policisë Himarë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit, në ambientet e një fast-foodi në Dhërmi, ku ky shtetas ishte i punësuar.

Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) kolegun e tij të punës, shtetasin A. M., 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.


Shtuar 10.08.2024 17:32