Një konflikt mes dy grave në Belsh ka përfunduar në përplasje fizike.
Ato kanë nisur fillimisht të debatojnë me fjalë, por në nxehje e sipër kanë përdorur edhe grushtat e sendet e forta.
Materialet i kaluan prokurorisë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht shtetaset S. G., 55 vjeçe dhe Xh. Ç., 54 vjeçe, banuese në fshatin Dushk, Belsh, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëra-tjetrën, me grushte dhe me sende të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com/