Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Paris në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.
Mësohet se, ky takim pritet do të mbledhë krerë të shteteve, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të koordinuar mbështetjen e vazhdueshme ndërkombëtare për Ukrainën.
Të lidhura
None found
Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë samit, riafirmon angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët euroatlantikë.
Përveç axhendës së samitit, më 14 korrik 2026, kreu i qeverisë shqiptare do të jetë i pranishëm edhe në ceremoninë zyrtare të Festës Kombëtare të Francës, me ftesë të veçantë nga presidenti Macron.
