Mëngjesin e kësaj të hëne, 13 korrik 2026, një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje–Rrogozhinë.
Viktima është Bajame Ramazani, rreth 75-vjeçe. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara po tentonte të kalonte në këmbë trafikndarësen e autostradës për të kaluar në krahun tjetër të rrugës, kur është përplasur nga një automjet tip fuoristradë “Kia”.
Të lidhura
None found
Aksi Lushnjë–Rrogozhinë, është një nga segmentet rrugore ku regjistrohen shpesh aksidente të tilla. Edhe pse në hyrje të fshatrave janë ndërtuar mbikalime për këmbësorët, shumë banorë zgjedhin të kalojnë autostradën në mënyrë të paligjshme, duke rrezikuar jetën e tyre.
