Një sherr mes dy komshinjve ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, i cili ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një lagje në Korçë, në afërsi të shkollës “Demokracia”.
Të lidhura
None found
I plagosuri Rustem Beqiri është nisur drejt spitalit, ndërsa autori Niko Prifti ka rënë në pranga.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa priten të tjera detaje në vijim
Njoftimi i Policisë:
Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti një shtetas tjetër, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes.
Më datë 14.08.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi N. P., rreth 68 vjeç, gjatë një konflikti i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. B., 60 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar i ngjarjes N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com
