Një 16-vjeçar ka goditur dhe plagosur me thikë dy 18-vjeçarë gjatë një sherri që ndodhi ditën e sotme në Tiranë në rrugën Asim Vokshi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 për motive të dobëta.
Dy të lënduarit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, i cili menjëherë pasi i ka plagosur është arratisur.