Sherr me thika, plagosen dy vëllezërit e mitur, policia në kërkim të autorit

Një plagosje me thikë midis dy vëllezërve të mitur dhe një 43- vjeçari është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen NR 4, Sarandë.

Burime bëjnë të ditur se është goditur me thikë në kraharor i mituri K. G., 18 vjeç dhe D.G 16 vjeç, vëllezër.

Ai ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë forca të shumta policie janë vendosur në kërkim të autorit, Ibrahim Duda, 43 vjeç, që dyshohet se është një person me precedent penal.

Ibrahim Duda, autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë
Ibrahim Duda, autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku shtetasi D. G., 16 vjeç, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, pasi dyshohet se për motive të dobta, është goditur me mjet prerës, ju bëjmë me dije se:

Në këtë konflikt është goditur me mjet shpues, në brinjë dhe shtetasi K. G., 18 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë, i cili po transportohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Tiranës.

Në vijim të veprimeve shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasit I. D., i cili është shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com