Sherr me thika në Korçë, plagoset 17-vjeçari

Një sherr me thika raportohet të ketë ndodhur në Korçë.

Sipas burimeve nga policia, si pasojë ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar, i cili është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Korçë- Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.