Sherr me thika në Këlcyrë, i mituri plagos 18-vjeçarin

Një sherr mes dy të rinjve mbrëmjen e djeshme në Këlcyrë ka degraduar në përdorimin e thikave, ku ka mbetur i plagosur një 18-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja mes tyre ka nisur për motive të dobëta, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 17-vjeçarit A.B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 17 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në Këlcyrë, ka goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin M. J., 18 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë)./albeu.com