Sherr me thika në Berat, 61-vjeçari përfundon në spital me plagë të rënda

Një sherr mes dy burrave ka ndodhur ditën e sotme në Berat. Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasin T.C, 47 vjeç, banues në Samaticë, Ura Vajgurore.

Ky person, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në trup, Q.Z.,61 vjeç, banues në Samaticë, Berat, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.

Shtuar 10.04.2021 09:04