Sherr me grushte në aeroportin e Prishtinës, shoqërohen 7 persona në polici

Policia e Lipjanit  ka shoqëruar shtatë persona pas një rrahjeje në aeroportin “Adem Jashari”, në Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Express se dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

“Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, shtoi ajo

 


Shtuar 30.04.2023 17:39