Një përleshje masive ka ndodhur mes shqiptarëve në Genova të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku të përfshirë janë rreth 10 persona.
Të gjithë personat e përfshirë janë të kombësisë shqiptare, por deri më tani asnjë prej tyre nuk është identifikuar.
Një prej tyre mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë për shkak të dëmtimeve të marra në kraharor, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Sipas burimeve bëhet me dije se Policia ka arrestuar 5 persona dhe të tjerët janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/