Kaosi në fundin e sfidës Juve-Inter nuk mund të kalonte pa pasoja. Gjykatësi Sportiv ka dhënë vendimet për protagonistët negativ të ngjarjeve që ndodhën në Stadium:
Juan Cuadrado është skualifikuar me tre ndeshje për sherrin me Handanovic ndërsa portieri i Inter e ka kaluar më lehtë me vetëm një ndeshje pezullim. Me një ndeshje pezullim është dënuar edhe Romelu Lukaku, i ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Sektori ultras i Juves, Tribuna Sud, do të jetë i mbyllur për ndeshjen e radhës, atë kundër Napolit, ndërsa me 4 mijë euro gjobë është dënuar edhe klubi i Juves për sjellje të gabuar të tifozëve./Albeu.com/