Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Memaj, foli sot për vështirësitë dhe sfidat me të cilat po përballet transporti urban.
Në një intervistë për “Good Morning Albanians”, Dashnor Memaj tha se ekziston mundësia që bileta e urbanëve nga 40 lekë që është sot të shkojë në 60-70 lekë.
Ai tha se kanë një analizë sa shkon kostoja e transportit, por kurrë nuk janë ulur me institucionet për të folur për sa fitojnë në raport me kostot që shpenzon ky sektor.
“Njohja e patentës direkt në vendet e Bashkimit Europian siç është Gjermania ka ndikuar dhe nxitja ka ardhur pasi shoferët kanë parë njëri-tjetrin, ik njëri merr tjetrin. Nëse ne para 4-5 vitesh kishim 10 kërkesa sot për 10 vende pune mund të vijë vetëm një aplikim,” u shpreh Memaj.
Sipas tij, diçka e tillë vjen vetëm si pasojë e pamundësisë financiare për të rritur pagat./albeu.com/