Shënon ulje numri i të infektuarve me Covid-19 për 37,2%, krahasuar me një javë më parë

Për 37,2% ka rënë numri i të prekurve nga Covid-19 krahasuar me një javë më parë.

Raporti javor I Institutit të Shëndetit Publik tregon se numri total i të infektuarve nga data 3-9 maj është 1304 në 33 qytete të vendit.

Kryeqyteti kryeson për nga numri i infektimeve ndërkaq tek moshat e reja, gjegjësisht deri në 39 vjeç është vërejtur rënie e dukshme e të prekurve. Rënie ka pësuar edhe vdekshmëria si pasojë e Covid-19.

Gjatë javës së shkuar janë regjistruar 105 viktima nga 21 qytete të vendit që është për 37,1% më pak se një javë më herët. Ndërkohë vazhdon procesi i vaksinimit.

Deri më tash gjithsej janë vaksinuar 145,043 qytetarë.

121.181 prej tyre janë vaksinuar me dozën e parë, ndërkaq dy doza kanë pranuar 23.862 qytetarë.

Përmes ueb faqes vakcinacija.mk janë paraqitur mbi 303.000 të interesuar. Deri më 15 maj pritet të vaksinohen të gjithë ata të cilët janë paraqitur online deri më 30 prill.


Shtuar 11.05.2021 16:25