“Shenjë shprese për zgjerimin e BE”, kancelari gjerman ndan pamje nga Tirana (FOTO LAJM)

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka publikuar disa fotografi nga samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt ditën e djeshme në Tiranë. Krahas fotografive, kancelari gjerman shkruan se takimi i mbajtur në kryqytetin shqiptar është një shenjë shpresë për zgjerimin e BE-së.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olaf Scholz (@bundeskanzler)

Postimi i plotë:

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e familjes evropiane. Ky sinjal buron nga samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku mora pjesë sot së bashku me homologët e mi nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Është mirë që ky takim i rëndësishëm u organizua për herë të parë në vetë rajonin – në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Pothuajse 20 vjet më parë, BE i tregoi Ballkanit Perëndimor perspektivën e anëtarësimit. Por ne nuk kemi arritur aq larg sa mendonim në atë kohë. Prandaj është e rëndësishme që ky proces i anëtarësimit të fitojë tani një shtysë të re.

Sigurisht, si BE, ne kemi pritshmëri të qarta edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Për shembull, ne presim që vendet e anëtarësimit të përafrohen me politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë. E kam thënë shumë qartë në Tiranë.

Samiti i sotëm ishte një angazhim për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Një hap i rëndësishëm i ndërmjetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor – dhe një shenjë shprese.