Shembja e “Prestige Resort”, Rama: Nuk ka lidhje me median, ndërtuesit zor se do i bëjnë karshillëk ligjit

“Prestige Resort” u hodh në erë ditën e sotme me 70 kg eksploziv, një ditë para se Gjykata Administrative të jepte vendimin.

Mbi këtë shembje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili shprehet se kjo nuk ka të bëjë me median dhe se ndërtuesit zor se do i bëjnë karshillëk ligjit.

Që nga e enjtja kur nisi sulmi i paprecedentë dhe deri pak orë para kryerjes së shpërthimit, IKMT nuk kishte njoftuar asgjë mbi veprimet e saj të paligjshme në resort. Vetëm në mesditën e së dielës, IKMT njoftoi se do kryente shpërthimin e kontrolluar në ndërtesë. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë është dëgjuar në gjithë Durrësin e më gjerë, dhe banorët e zonës përreth thanë për News 24 se shtëpitë e tyre u drodhën si nga një tërmet.

Inspektoriati njoftoi se kishte hapur 730 vrima në trupin e 7 katëshit dhe kishte shtruar 4 000 metra linear fitil, për të lidhur 70 kilogramët e eksplozivit dhe për këtë forcat e xhenios punuan me intensitet edhe netëve për të arritur objektivin e kërkuar.


Shtuar 4.12.2022 16:55