Ishte duke bërë punime në një shtëpi, humb jetën tragjikisht 56-vjeçari në Rrëshen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Rrëshen.

Policia bën me dije se shtetasi A.L., rreth 56 vjeç, banues në Rrëshen,  duke punuar në banesën e shtetasit Gj.M., në fshatin Urakë në njësinë Administrative Rukaj, dyshohet se gjatë punës për shembjen e soletës është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Albeu.com 


Shtuar 10.10.2023 13:56