“Shejtanët po ju vijnë”, lideri çeçen poston pamjet e ushtarëve të armatosur rëndë drejt Ukrainës (VIDEO)

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili është besnik i Putin, ka postuar disa pamje në rrjetin e tij social të një brigade ushtarësh çeçenë duke u nisur për në frontin e luftën në Ukrainë.

Kadyrov ka shkruar se janë duke ikur në luftë dhe ka një porosi për ukrainasit që të mos ikin nga vendi.

“Shejtanët siç i quani Çeçenët, së shpejti do ju arrijmë. Mos ikni, duam të ju përfundojmë”, ka shkruar ai.

Po shënohet dita e shtatë prej kur Ukraina u sulmua nga Rusia, ndërsa ukrainasit nuk po e dorëzojnë vendin e tyre. Rusia është bërë edhe më agresive në 24 orët e fundit.

Ka sulmuar veçanërisht kryeqytetin Kyiv dhe Kharkiv, ndërsa në orët e para të mëngjesit kanë sulmuar edhe në Zhytomyr. Më poshtë gjeni të gjitha ngjarjet e ditës së sotme lidhur me Ukrainën.


Shtuar 2.03.2022 12:59