SHBA: Rusia nuk duhet të jetë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut

SHBA-ja ka përsëritur thirrjen e saj që Rusia të pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke thënë se Uashingtoni “ka vlerësuar” se krimet e luftës janë kryer në Ukrainë.

Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA në OKB, i tha Këshillit të Sigurimit “Rusia nuk duhet të ketë një pozicion autoriteti në një organ, qëllimi i të cilit është të promovojë respektimin e të drejtave të njeriut”.

Ajo tha se pjesëmarrja ruse “dëmton” besueshmërinë e këshillit të të drejtave të njeriut, pas “luftës së paprovokuar dhe krizës humanitare”.

Duke iu kthyer presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pas fjalimit të tij në këshillin e sigurisë, Thomas-Greenfield tha: “Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës ndërsa përballeni me këtë sulm brutal ndaj sovranitetit, demokracisë dhe lirisë suaj”./albeu.com


Shtuar 5.04.2022 17:48