SHBA: Rusia do të paguajë “çmim të rëndë” për sulmin me armë kimike

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se Rusia do të paguajë një “çmim të rëndë” nëse përdor armë kimike në Ukrainë .

Ai i tha rrjetit televiziv amerikan CBS Face the Nation se çdo sulm ndaj NATO-s do të shkaktonte një përgjigje të plotë nga aleanca – dhe se ata po shikonin kërcënimin e mundshëm të një sulmi me armë kimike.

Sullivan shtoi se ata ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me Moskën për të paralajmëruar kundër çdo lëvizjeje.

Ai tha: “Përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë do të ishte një vijë shtesë tronditëse që [presidenti rus Vladimir] Putin po kalon për sa i përket sulmit të tij ndaj ligjit ndërkombëtar dhe normave ndërkombëtare”.


Shtuar 13.03.2022 16:52