SHBA: Qeveria e Biden planifikon të fillojë injektimin e dozës së tretë në vjeshtë

Qeveria amerikane po harton një plan për të filluar dhënien e dozës së tretë ose përforcuese të vaksinës anti-Covid për kategori të caktuara, në vjeshtë, shkruan Neë York Times.

Doza e tretë pritet t’u jepet të moshuarve në azile. Të moshuarit e tjerë që u vaksinuan kur filloi fushata e vaksinimit në fund të vitit të kaluar do të jenë të dytët në radhë për dozën përforcuese, pasi përgjigjia imune ka rënë.

Të lidhura

None found

Zyrtarët po planifikojnë të japin dozën nga e njëjta vaksinë që u është dhënë në fillim. Ata po diskutojnë që fushata të nisë në tetor, por akoma nuk është vendosur një datë fikse, sipas raportit./albeu.com


Shtuar 14.08.2021 22:24