SHBA: Nuk ka prova që Rusia planifikon të përdorë armë bërthamore

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka thënë se nuk ka asnjë tregues se Rusia planifikon të përdorë armë bërthamore, pas njoftimit të presidentit rus Vladimir Putin se Moska do të vendosë rregullisht armë bërthamore në tokën bjelloruse.

“Ne kemi parë raporte të njoftimit të qeverisë ruse dhe do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimet”, tha në një deklaratë me shkrim zyra e shtypit e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA.

“Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të ripërshtatur qëndrimin tonë bërthamor dhe asnjë tregues se Rusia planifikon të përdorë një armë bërthamore. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës së NATO-s”, nënvizon deklarata. /albeu.com


Shtuar 26.03.2023 07:24